Kalendari

Thun: “SHKSH Atdheu” organizon mbrëmje muzikore me rastin e 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

“SHKSH Atdheu” do të organizojë një koncert të veçantë për të celebruar Ditën e Pavarësisë së Kosovës, shkruan albinfo.ch.

Ky koncert do të jetë një gëzim i vërtetë për të gjithë ata që duan të festojnë dhe të ndjehen krenarë për vendin e tyre.

Përveç muzikës dhe valleve tradicionale, do të ketë gjithashtu ushqime të njohura të vendit.

“Bashkohuni me ne, në 16-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Thun”, thuhet në njoftimin e tyre.

Koncerti është më 17.02.2024, duke filluar nga 18:30.